
Menaxheri i njohur i artistit Luiz Ejlli, Jetmir Agaj, ka folur për të ardhmen e këngëtarit në një intervistë për emisionin “Prive”, duke lënë të kuptohet se një rikthim i tij në “Big Brother VIP” nuk përjashtohet.
Agaj tregoi se ftesa për Luizin është përfolur prej kohësh në media dhe beson se një rikthim i tillë do të sjellë një ndikim të madh në spektakël.
“E di që do t’i mundte të gjithë përsëri,” u shpreh Agaj, duke theksuar se çdo artist që ka synuar të hyjë në BBV pas Luizit e ka pranuar se nuk do të arrinte të ishte gjysma e atij që është ai.
Menaxheri shtoi se mezi pret ditën kur Luiz do të kthehet në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, duke paralajmëruar një spektakël të paharrueshëm për publikun.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse një edicion me fitues të mëparshëm do të realizohet në Shqipëri apo në Kosovë, por sipas tij, suksesi do të ishte i garantuar.







