MAGAZINË /

Luiz Ejlli reagon pas akuzave për përdorim pa leje të muzikës: Kërkoj falje, herën tjetër do ju citoj edhe grupin e gjakut

Luiz Ejlli, këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania”, ka reaguar pas kritikave për përdorim pa autorizim të një kënge në videon e fundit të publikuar në rrjete sociale.

Shkruar nga Versus

Luiz Ejlli reagon pas akuzave për përdorim pa leje të

Luiz Ejlli, këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania”, ka reaguar pas kritikave për përdorim pa autorizim të një kënge në videon e fundit të publikuar në rrjete sociale.

Në klipin me tone humoristike dhe folklorike, ku shfaqet me partneren Kiara Tito dhe vajzën e tyre Luna Mari, Luizi hodhi poshtë në mënyrë ironike thashethemet për një shtatzëni të dytë. Por vëmendja nuk qëndroi vetëm te përmbajtja e videos – kompozitori Driton Fazliu reagoi publikisht, duke akuzuar Ejllin për përdorim të muzikës pa përmendur autorët.

Sipas Fazliut, melodia është kompozuar nga Milaim Mezini, me orkestrim nga M&D Studio, konkretisht Muhamet Selimi dhe vetë Fazliu. Ai theksoi se “respekti për autorësinë është detyrim moral dhe profesional, sidomos kur bëhet fjalë për muzikën folklorike.”

Pas kësaj, Luiz Ejlli nuk vonoi me përgjigjen, duke e shoqëruar me humor të tipik të tijin:

“Kërkoj ndjesë për mos-citimin. Herën tjetër do t’ju përmend edhe grupin e gjakut, numrin e këpucës dhe orën e lindjes. Pa merak.” – shkroi Luizi në rrjete sociale, duke ironizuar situatën, por njëkohësisht pranuar gabimin.

Reagimi i tij është pritur me përzierje emocionesh – fansat e kanë parë si një shenjë sportiviteti dhe transparence, ndërsa të tjerë kanë kërkuar më shumë kujdes për të drejtat autoriale, sidomos në një klimë mediatike ku figura publike kanë ndikim të madh në përhapjen e përmbajtjes artistike. Versus.al

Tags:

luiz ejlli

Poll