MAGAZINË /

Luiza Gega reagon për skandalin me flamurin fals të Shqipërisë në ceremoninë e Olimpiadës: Ishte kinez, unë nuk do ta mbaja

Gega ka shpreh keqardhjen se si delegacioni shqiptar është shfaqur duke valëvitur në flamur i cili ishte fals dhe jo ai i vërteti.

Shkruar nga B.SH
Luiza Gega reagon për skandalin me flamurin fals të
Ekipi shqiptar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, Paris 2024

Luiza Gega nuk ishte e pranishme në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, Paris 2024.

Por ajo ka shpreh keqardhjen se si delegacioni shqiptar është shfaqur duke valëvitur në flamur i cili ishte fals dhe jo ai i vërteti.

Një ngjarje për të cilën ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj dhe e ka cilësuar si të papranueshme që të parakalohej me atë që nuk është simboli kombëtar, ai për të cilin merret pjesë në gara të tilla.

“Ajo që nuk më pëlqeu është se vura re që flamuri ynë nuk ishte siç duhej, shqiponja nuk ishte shqiponja e vërtetë, pra ishte ai imitimi kinez dhe kjo nuk më pëlqeu, sepse mendoj që unë të paktën nuk do ta kisha pranuar kurrsesi. Duhet pasur një kujdes shumë i madh kur bëhet fjalë aq më tepër për flamurin, sepse kjo është arsye përse ne shkojmë aty, të prezantojmë kombësinë nga vijmë, ngjyrat e flamurit, etj”, tha Gega për TV Klan.

“Kush e ka përgjegjësinë për këtë flamur? Nuk e kam idenë të them të drejtën, vetëm e vura re nga rrjetet sociale dhe pashë… sepse e di shumë mirë sesi është shqiponja, qoftë tek kthetrat, qoftë tek sqepi, qoftë tek bishti. Po të kisha qenë flamurmbajtëse nuk do të kisha pranuar kurrsesi që të parakaloja me një flamur që nuk është i duhuri”, theksoi atletja shqiptare.

Poll