MAGAZINË /

Luiza Gega vendos rekord në Maratonën e Tiranës! Shpallen fituesit edhe për 10 km, garues nga Kosova e Ukraina

Shkruar nga Versus
Luiza Gega vendos rekord në Maratonën e Tiranës! Shpallen
Luiza Gega dhe garues nga vende të ndryshme të botës

Luiza Gega ka vendosur rekord në Maratonën e Tiranës për distancën 42 kilometra duke u renditur e para me 2 orë e 42 minuta.

Gjithashtu ka përfunduar me sukses gara për distancën 10 km. Në podiumin e meshkujve, David Nikolla nga Shqipëria u shpall fitues, duke lënë pas konkurrentët e tjerë me një performancë të shkëlqyer. Pas tij, në vendin e dytë u rendit Albion Ymeri nga Kosova dhe Bogdan Somenoyyeh  nga Ukraina zuri vendin e tretë.

Në kategorinë e femrave, fituesja e garës ishte Gresa Bakraqi nga Kosova, e cila u shfaq në formë të shkëlqyer dhe e meritoi vendin e parë. Redia Dauti nga Shqipëria u klasifikua në vendin e dytë, ndërsa Luisa Gaia Dal Molin nga Italia përfundoi garën në vendin e tretë.

Në këtë ngjarje sportive morën pjesë 5 mijë garues nga 50 vende të ndryshme të botës.

Maratona e Tiranës është bërë një ngjarje tradicionale që promovon sportin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke sjellë së bashku atletë nga vende të ndryshme për të sfiduar njëri-tjetrin në një atmosferë festive dhe mbështetje të fortë nga publiku. Versus.al

Poll