
Disa javë pasi u shpall si lojtari i ri i Real Madrit, Kylian Mbappe tashmë ka dhe një punë të re, pronar i një klubi futbolli.
Sipas medias francize Le Parisien, Mbappe do të jetë aksionari i shumicës së SM Caen një klub i kategorisë së dytë francize, klub të cilin futbollisti tentoi ta blinte dhe në vitin 2013 por dështoi.
Shitja, sipas mediave franceze, është mbyllur me 15 milionë euro.
Transaksioni u realizua nëpërmjet Coalition Capital, një fond investimi që menaxhon të gjitha investimet e familjes Mbappé.
Vetëm 25 vjeç, Mbappe do të bëhet pronari më i ri në historinë e futbollit , duke pasuar Oaktree, një investitor amerikan, në pronësi të kontratës.
Synimi i familjes Mbappe prej muajsh ishte të bënte një investim në një klub futbolli.
Objektivi i Mpbappes dhe familjes s tij është që Caen, skuadra nga Normandia, të promovohet në Ligue 1 sa më shpejt të jetë e mundur ./Versus.al








