
Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka pësuar një thyerje të rëndë të hundës gjatë ndeshjes kundër Austrisë.
Trajneri Didier Deschamps nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse Mbappe do të mund të rikthehet në skuadrën franceze në ndeshjen e radhës kundër Holandës duke e cilësuar si një situatë “për të ardhur keq”.
“Ai nuk po shkon mirë. Ai është me stafin mjekësor. Nuk mund t’ju them asgjë tjetër”, tha Deschamps pas fitores 1-0 ndaj Austrisë. “Hunda e tij u godit keq. Ne duhet ta kontrollojmë atë. Është vërtet për të ardhur keq tani.”
Siç duket gjendja e yllit të kombëtares franceze nuk është aq e mirë.
“Nuk e di! Stafi mjekësor po kujdeset për të. Nuk kam prova në dorë. Stafi po e kontrollon atë. E pashë në tryezën e masazhit. Ai nuk u largua lehtë. Mbetet për t’u parë. Por ju më njihni, kur nuk i kam faktet, nuk flas.”- përfundoi Deschamps. Versus.al







