
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare.
Temperaturat do të pësojnë rritje në vlerat e tyre maksimale dhe minimale. Temperatura më e ulët do shënohet në Bajram Curri me 1 gradë celcius, ndërsa më e larta në Elbasan dhe Gjirokastër me 20 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek. Valëzimi në det do jetë i forcës 1-3 ballë. Versus.al

