MAGAZINË /

Mbrëmje magjike në Amfiteatër: Miss Shqipëria ka një emër të ri

Vajzat, njëra më e bukur se tjetra, erdhën nga të gjitha trevat shqiptare me një synim të përbashkët – kurorën e më të bukurës shqiptare.

Shkruar nga Versus

Mbrëmje magjike në Amfiteatër: Miss Shqipëria ka një

Mes emocioneve të forta, duartrokitjeve të publikut dhe dritave vezulluese, bukuroshet shqiptare parakaluan mbrëmjen e së mërkurës në skenën magjike të Amfiteatrit të Liqenit Artificial, ku u zhvillua spektakli madhështor “Miss Shqipëria 2025”.

Vajzat, njëra më e bukur se tjetra, erdhën nga të gjitha trevat shqiptare me një synim të përbashkët – kurorën e më të bukurës shqiptare.

Në një mbrëmje ku arti dhe emocionet u ndërthurën në mënyrë harmonike, publiku shijoi një garë plot elegancë, stil dhe personalitet.

Kurora e shumëpritur u fitua nga Valentina Gegprifti, përfaqësuese nga Pogradeci, e cila spikati jo vetëm për bukurinë e saj natyrore, por edhe për inteligjencën dhe prezencën në skenë.

Fituesja e vitit të kaluar, Klea Llagonia, ishte ajo që i dorëzoi stafetën dhe kurorën, duke i uruar Valentinës një rrugëtim të suksesshëm në këtë kapitull të ri të jetës së saj – një udhëtim që sapo ka nisur për bukuroshen pogradecare.

Mbrëmje magjike në Amfiteatër: Miss Shqipëria ka një
Valentina Gegprifti

Gara ishte e fortë dhe plot emocione, dhe bashkë me Valentinen, u vlerësuan edhe dy vajza të tjera që shkëlqyen: Shoqëruese e Parë u zgjodh Klea Thaçi, ndërsa shoqëruesja e dytë, Laora Peka.

Ndërkohë, çmimet ndërkombëtare, që u japin mundësinë përfaqësueseve shqiptare të shkëlqejnë në skenat botërore të bukurisë, u fituan nga:

Miss International Albania 2025: Gledia Preka

Miss Earth Albania 2025: Kleja Sulejmani

Miss Supranational Albania 2026: Natalia Lalaj

Një çmim i veçantë për këtë edicion ishte edhe ai i Miss Elite, që iu dha Dea Hilës, për stilin, elegancën dhe klasin e saj të padiskutueshëm./Versus.al

Poll