
Në një bisedë të vonë me Danjën, Egli Tako i ka rrëfyer banores ato çka Gjesti i ka thënë në një moment të ditës.
Egli është shprehur se Gjesti i ka thënë që e ka marrë malli të kalojë kohë me të, teksa thotë se ai nuk mund të rrijë pa energjinë e saj.
“Më tha që e di që po bën atë që logjikon dhe ajo atë që ndjen. Më tha dua të të përqafoj, të rri me ty se më ka marrë malli, e kam atë energjinë me ty që nuk rri dot. Më tha je i vetmi njeri brenda që i kam treguar çdo gjë për lojën time. I thash që kam hyrë drejt e drejt këtu prandaj edhe jam përfshirë”-tha Egli.








