Zegjine Çaushi, kandidatja e PS për deputete në Fier, për të cilën Gazment Bardhi bëri një denoncim lidhur me përvetësimin e granteve në bashkinë Roskovec, ka bërë një tjetër ironizim për këtë të fundit.
Nga Athina ku kryeministri Edi Rama mbajti takimin përmbyllës me emigrantët shqiptarë, Çaushi ka bërë një video për Bardhin të cilit i tregonte për numrin e pjesëmarrësve në takim.
“Gazo të përshëndes nga Athina. Shife sa është mbush, shife! Kam ardhur të flas për ty Gazo”- shprehet Zegjine Çaushi.
Ditë më parë, kandidatja e PS për deputete bëri një tjetër video ku me ironi shprehej se tashmë që Bardhi po e përmend, do të ketë mundësi të bëhet e famshme. Versus.al








