Pas fjalimit, kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me shqiptarët në Athinë. Një zonjë i tha troç se “ka ende mangësira të mëdha në Shqipëri”, dhe se “administrata është zero”.
Rama ia hodhi poshtë këtë pretendim, duke thënë se nëse “ajo gjë do të ishte e vërtetë, nuk do të ishin hapur negociatat me Bashkimin Evropian”.
“Po të mos kishte plot gjëra për të rregulluar, për çfarë do të vija unë këtu për të kërkuar këtu një mandat tjetër?! Nuk mund të ja lë në dorë bufit apo shitësve të çilimave. Në fletë votimi, të gjitha qarqet dhe ata që votojnë PS-së te numri 5 keni partinë më të re dhe më energjike! Ju deri dje për të marrë një copë letër duhet të vinit në Shqipëri, sot nga Greqia dhe Australia mund të marrësh shërbime në e-Albania. Po të ishte administrate zero, nuk na thoshte BE hajdeni futuni në BE. Do të thotë që kemi një shtet që funksionon si shtetet e BE-së. Tani mos më thoni se këtu (në Greqi) funksionon perfekt çdo gjë! I kisha flokët e zeza e dhëmbët e mi, sot shiko dhëmbët i kam të bukur, por s’janë të mitë. Paketën maleve e kemi bërë për të gjithë ata që e kanë tokën në fshat, por nuk i kanë dokumentet”, tha Rama.








