AKTUALITET /

KKT i jep dritën jeshile ndërtimit të kullave në Tiranë/ E shoqja e Altin Hajrit merr leje për pallat në Durrës. Vilë për babanë e Noizy-t

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka lëshuar 121 leje ndërtimi ose zhvillimi në qarkun e Tiranës, por edhe ndërtime apo rikonstruksione të tjera në të gjithë vendin

Shkruar nga Versus

KKT i jep dritën jeshile ndërtimit të kullave në

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka lëshuar 121 leje ndërtimi ose zhvillimi në qarkun e Tiranës, por edhe ndërtime apo rikonstruksione të tjera në të gjithë vendin. Në mbledhjet e fundit të shkurtit dhe marsit, KKTU ka miratuar leje për të ndërtuar disa qiellgërvishtëse në Tiranë, një prej të cilave shkon deri më 53 kate banimi mbi tokë, pa llogaritur hapësirën e parkingut poshtë godinës. KKTU  ka dhënë leje për 16 kulla në Tiranë dhe 8 të tjera në Vlorë, por edhe për ndërtimin e vilave në jug të vendit dhe jo vetëm. Godina më e lartë në Tiranë do të jetë "Barcelona Tower", e cila do të ngrihet në Tiranë. 

"Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Tower” 53 kate mbitokë me 7 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k"

KKT i jep dritën jeshile ndërtimit të kullave në


Një tjetër qiellgërvishtëse do të ngrihet përballë ambasadës amerikane, me 47 kate mbi tokë dhe 7 nën tokë, e quajtur “Embassy Tower”. Kompania ndërtuese është Hanxhari Group, e cila zotërohet nga Adjon Hanxhari.

"Leje Ndërtimi për objektin: “Embassy Tower” - Godinë banimi dhe shërbimi me 47 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me vendndodhje pranë Rrugës së Elbasanit, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Hanxhari Group” sh.p.k."

KKT i jep dritën jeshile ndërtimit të kullave në

LEJE TË TJERA PËR KULLA: 

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte banimi, zyra, hotel dhe shërbime 7-34 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Startek” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Great Ring Rock” - Godinë banimi dhe shërbimi me 32 kate mbi tokë, me vendndodhje pranë Rruges “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Albus Invest” sh.p.k dhe “Loraldo” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 35 kate mbitokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ksamil Seavieë” sh.p.k.

Gjithashtu është miratuar edhe ndërtimi i disa vilave private në disa zona të ndryshme të vendit, si në periferi të Tiranës dhe në jug të vendit. Një prej tyre i është dhënë babait të reperit Noizy, Bashkim Rajku. 

"Leje Ndërtimi për objektin: “Banesë individuale 1 katëshe, me 1 kat të pjesshëm nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Bashkim Rajku."

Por po ashtu, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka dhënë një leje për ndërtim pallati edhe bashkëshortes së Altin Hajrit, Valentina Hajrit, e cila është pronarja e firmës “Pjeza 2022”. Kompania ka marrë leje që të ndërtojë një pallat 18 katësh në Durrës. Ndërkohë, Altin Hajri është shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, por edhe për arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

KKT i jep dritën jeshile ndërtimit të kullave në

"Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pjeza 2022” sh.p.k."

Faksimile: Vendimi i KKTU-së për dhënien e lejes për firmën “Pjeza 2022”
Dokumenti i mësipërm është rendi i ditës i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, i datës 26 mars 2025.

“Leje ndërtimi për objektin ‘Godinë banimi dhe shërbimi me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Pjeza 2022’ sh.p.k”, thuhet në këtë dokument.

Sipas dokumenteve firma “Pjeza 2022” është me adresë në fshatin Pjesë në Shijak.

KKT i jep dritën jeshile ndërtimit të kullave në

Faksimile: Firma “Pjesa 2022” është në pronësi me 100 % të zonjës Valentina Hajri
Firma është themeluar në datën 19 tetor 2022 dhe ka si objekt “bar-kafe, restorant, piceri, shërbime hoteleri-turizëm, barburant, tregti mallrash të ndryshëm industriale, mobileri e ndërtimi, shërbim delivery etj”.

Sipas bilancit të publikuar në vitin 2024, Valentina Hajri, e cili zotëron 100% të kapitalit themeltar të shoqërisë, ka miratuar pasqyrat financiare të vitit 2023 ku ka rezultuar me një fitim me rreth 480 mijë euro.

Faksimile: Në janar të vitit 2025 firma u pezullua pa afat
Ndërkohë, në QKB është publikuar edhe një vendim i pronares për të pezulluar aktivitetin në datën 22 janar 2025. Nuk jepen më shumë të dhëna, por vetëm “pezullim i aktivitetit me një afat të pacaktuar”.

KKT i jep dritën jeshile ndërtimit të kullave në

Çfarë e lidh Altin Hajrin me “Pjeza 2022”?

Pronarja me 100 % të aksioneve të kësaj firme është Valentina Hajri. Në shkurt të vitit 2020, mediat kanë raportuar se zonja Hajri ka dëshmuar për bashkëshortin e saj Altin Hajri.

“Jam e martuar me shtetasin Altin Hajri, në fshatin Pjezë, Shijak. Unë kam tre fëmijë të mitur që aktualisht i kam në shtëpi. Kur Altini nuk është, unë jetoj vetëm me fëmijët e mi në shtëpinë në Pjezë. Kur ai është kthyer në shtëpi ka biseduar vetëm për fëmijët. Unë nuk e di fare se ku është Altini aktualisht”, ka deklaruar ajo.

KKT i jep dritën jeshile ndërtimit të kullave në

Më tej ajo thotë se nuk është në dijeni të faktit që Altini ka automjet, ndërsa për resortin “Golden” thotë se menaxhohet nga e vjehrra.

Altin Hajri ka qenë i akuzuar edhe për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës në janar të vitit 2020. Ai u dënua me 7 vite burg për këtë ngjarje, por vendimi nuk u ekzekutua për shkak se Apeli e shpalli të pafajshëm. Në vitet 2015 është arrestuar dhe hetuar për disa ngjarje keiminale, madje edhe për trafik heroine, por gjithmonë ia ka hedhur paq nga drejtësia.

Resorti i tij “Golden” u bllokua edhe nga OFL, por gjykata ia hoqi sekuestron. Ndërkohë, emri i tij lidhet edhe me akuzën ndaj ish-deputetit të PS-së Ergys Çyrbja.

Ndërsa në Lezhë është dhënë leje ndërtimi për fazën e dytë të “Dukagjini Resort”, hotel dhe kazino në Shëngjin. Sa i përket lejeve të ndërtimit në rrethe dallon ajo në Fier, ku KKT ka miratuar termocentralin që do të ndërtohet në Roskovec nga "Terna" dhe "Gener 2" i Bashkim Ulajt. Leje për park fotovoltaik është dhënë edhe në Kukës, Durrës dhe Darzezë. Po ashtu, janë dhënë edhe dy leje për HEC-e, një në Pogradec dhe një në Kukës. 

Edhe pse Fatmir Bekteshi ka akuza për 2 çështje të ndryshme në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë leje ndërtimi për ndërtimin e vilave në Farkë: “AbA 2”, Kompleks Banimi me godina 2 - 3 kate mbi tokë dhe 1 kat parkimi nëntokë, me vendndodhje në Rrugën e Turdive, Njësia administrative Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kontakt” sh.p.k.

Ndërsa sa i përket godinave të shtetit, do të rikonstruksiohet pallati i Kulturës në Tiranë dhe godina e DRSHTRR Fier - Dega Lushnje.

Tags:

kk leje

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: