MAGAZINË /

Nga gangster në politikë, këshilla e John Alite për të rinjtë: S’ka rrugë të shpejtë për pasuri, ajo sjell burg dhe vdekje

Shkruar nga Versus

Nga gangster në politikë, këshilla e John Alite për të

John Alite, ish-krau i djathtë i mafiozit John Gotti në SHBA, është nëj figurë mjaft e njohur edhe në Shqipëri për shkak se tashmë ka hequr dorë nga jeta e tij e mëparshme dhe tashmë është këshilltar në bashkinë Englishtown në New Jersey.

Në emisionin “Opinion” ai pati një këshillë për të rinjtë shqiptarë, pasi shumë prej tyre priren të ndjekin rrugën e shpejtë dhe të gabuar për t’u pasuruar. Alite tha se kjo rrugë sjell vetëm burg, vdekje dhe rrezik për familjen.

“Këshilla ime është jenë zotërinj si puna juaj dhe të ndjekin persona si puna juaj. Të ndjekin hapat e dikujt, i cili punon fort për jetesën e tyre, është një zotëri, flet për gjërat e sakta të botës dhe për mënyrën nëpërmjet të cilave mund të ndihmojnë fëmijët. Nuk e shikojnë se nuk ka një rrugë të shpejtë për të arrirë këto gjëra në jetë. Ka vetëm burg, vdekje, të kompromentosh veten dhe familjen tënde. Afatgjatë ke për të vuajtur dhe nuk ke për të pasur një jetë të lumtur”, tha Alite.

Duke treguar sesi iu rikthye jetës normale pas disa viteve burg, Alite tha se i ka kushtuar kohë këtij qëllimi. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: