AKTUALITET /

Ishte zhdukur prej 8 ditësh, gjendet e vrarë studentja shqiptare në Itali! Trupi i saj i futur në një valixhe

Policia po merr në pyetje të dashurin filipinas të shqiptares, pasi ai ishte personi i fundit që ajo ka takuar.

Shkruar nga Versus
Ishte zhdukur prej 8 ditësh, gjendet e vrarë studentja shqiptare
Ilaria Sula

Itali- Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë trupi i studentes shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte zhdukur prej 25 marsit nga shtëpia e saj në Furio Camillo të Romës.

Trupi i 22 vjeçares u gjet brenda një valixheje në një zonë të pyllëzuar pranë komunës së Polit.

Hetimet janë përqendruar mbi një konflikt të mundshëm me të dashurin e saj filipinas. Sula kishte dalë në mbrëmje në orën 21:00 pa u përshëndetur me shokët e dhomës të cilëve nuk u kishte kthyer përgjigjie as në whatsapp.

Mediat italiane raportuan se e reja u largua me të dashurin filipinas, i cili po merret në pyetje nga autoritetet vendase. Policia ka shkuar në banesën e filipinasit në një lagje afrikane ku po kryen kontrolle për të gjetur ndonjë provë rreth ngjarjes tronditëse.

Shqiptarja studionte për Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Versus.al

Poll