Dëshmi të reja tronditëse kanë dalë në dritë për rastin e 29-vjeçares britanike, Rebeka Gannon e cila humbi jetën më 19 shtator të 2022 në plazhet e Sarandës teksa kishte ardhur për pushime së bashku me të dashurin e saj.
Për emisionin “Në shënjestër”, i dashuri i viktimës, Robert Kerans ka rrëfyer ngjarjen duke fajësuar qendrën e zhytjes “Spiranca Diving Center”, ku dhe kishin aplikuar për zhytje.
Robert Kerans ka dëshmuar se më datë 19 shtator 2022 rreth orës 16:00, ata kishin aplikuar për zhytje në qendën Spiranca Diving Center”, ku kanë plotësuar një formual në gjuhën angleze, ndërsa shoqëroheshin nga instuktorët e zhytjes, të cilët po përgatisnin pajisjet. Sipas dëshmisë së dhënë po nga i dashuri Rebeka Gannon, ekspedita përbëhej nga 12 persona, 3 prej të cilëve instruktorë të qendrës së zhytjes.
I dashuri i 29-vjeçares tregon se në momentin që ata morën pajisjet për zhytjet, Rebeka provoi jelekun e shpëtimit, por ai nuk u mbush me ajër duke dalë jofunksional. Pasi ata ia paraqitën këtë shqetësim personave përgjegjës, ata e pajisën Rebekën me një tjetër jelek shpëtimi duke i dhënë garanci të plotë se ky ishte funksional.
“Grupi që ishin për t’u zhytur përbëhej nga 12 persona nga të cilët 3 ishin instruktorë që do asistonin në zhytje, si dhe një vajzë që fliste anglisht me ne, e cila pasi u hodhi një sy pajisjeve nuk u kushtoi ndonjë rëndësi të veçantë. Më pas ne u nisëm të pika e zhytjes bashkë me dy instruktorë.
Rebeka provoi fillimisht jelekun, por pajisja nuk u mbush me ajër. Për këtë arsye, ne i thamë G. B që kryente rolin e organizatores lidhur mbi problemin dhe ajo na tha që do e rregullonte. Më pas unë u zhyta në ujë dhe nuk e pashë më Rebekën nëse tubi i ajrit u ndryshua apo jo.
Pas meje erdhi dhe Rebeka dhe shkuam poshtë të zhyteshim, por nga presioni i ajrit ajo filloi të kishte probleme me veshët dhe kështu ajo doli në sipërfaqe duke u shkëputur nga grupi.”
Pas 25 minuta zhytje së bashku me instuktorët dhe pjesën tjetër të grupit, Robert Kerans ka dalë në sipërfaqe ku është përballur me një prezentë të lartë të policisë si dhe me lajmin e hidhur, e dashura e tij kishte ndërruar jetë.
“Unë me instruktorin tim u zhytëm përsëri, për të shkuar te grupi. Por gjatë kësaj kohe unë nuk munda ta shikoja Rebekën se ku ishte. Unë dhe instruktori që më shoqëronte vazhduam zhytjen për gati 25 minuta bashkë me grupin.
Por ndërsa po dilja dalëngadalë në sipërfaqe, aty pashë policinë që kishte mbërritur. Fatkeqësisht ajo që kishte ndodhur ishte më pak e mendueshmja.”








