MAGAZINË /

“Më thanë do bëhet”/’ Shpërthen’ Bujar Qamili: Vllaznia më anuloi koncertin

Në një intervistë, Bujar Qamili u shpreh i zhgënjyer për ndryshimin e vendit dhe datës së koncertit. Ai theksoi se kishte marrë leje për zhvillimin e tij në stadium dhe se një ngjarje e tillë do të ishte një dhuratë për qytetarët e Shkodrës. Sipas tij, ndërhyrja për anulimin e koncertit në stadium nuk vjen nga Bashkia, por nga një “dorë tjetër”.

Shkruar nga Versus

“Më thanë do bëhet”/’ Shpërthen’

Koncerti recital i artistit të njohur shkodran Bujar Qamili, i planifikuar për më 21 qershor në stadiumin “Loro Boriçi”, është zhvendosur në sheshin para Bashkisë Shkodër, duke shkaktuar reagime dhe hatërmbetje në opinionin publik dhe vetë artistin.

Në një intervistë, Bujar Qamili u shpreh i zhgënjyer për ndryshimin e vendit dhe datës së koncertit. Ai theksoi se kishte marrë leje për zhvillimin e tij në stadium dhe se një ngjarje e tillë do të ishte një dhuratë për qytetarët e Shkodrës. Sipas tij, ndërhyrja për anulimin e koncertit në stadium nuk vjen nga Bashkia, por nga një “dorë tjetër”.

“Në stadiumin ‘Air Albania’ janë organizuar koncerte dhe nuk ka pasur ndeshje. Pse atje po, e këtu jo? Çfarë po i pengon? “Kjo ishte një dëshirë e qytetarëve të Shkodrës për këtë koncert. Pastaj unë kam ndjekur një rrugë ligjore e cila është kjo që unë jam drejtuar me email bashkisë, këshillit artistik dhe ma kanë miratuar më thanë do bëhet. Kto punët me pyt presidentin shoqatën se di se sjam marrë. Ndodhën këto gjëra nuk e di. Mos të harrojmë dhe në stadiumin kombëtar janë zhvilluar koncert pse bëhet aty ku luhet kombëtarja dhe jo ku luan Vllaznia? Miqësorja u vendos kur u mor vesh se do bëja koncert unë. Presidenti i Vllaznisë është sponsor në koncertin tim dhe unë kam relata shumë të mira me të, por arsyen e dinë gazetarët më mirë”, tha Qamili.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke sqaruar vendimin. Ai theksoi se artisti Qamili meriton një koncert dinjitoz, por prioritet i bashkisë është moscenimi i ecurisë së Vllaznisë në kompeticionet europiane, ku klubi pritet të zhvillojë ndeshje në muajin korrik.

“Bujar Qamili është një figurë e dashur për Shkodrën dhe meriton respektin maksimal. Por si institucion publik, jemi të detyruar të garantojmë që infrastruktura sportive të jetë në standardin që kërkon UEFA. Ftoj të gjithë qytetarët të marrin pjesë në koncertin që do të mbahet në një mjedis po aq të rëndësishëm – në sheshin para Bashkisë – ku do të festojmë së bashku artin dhe qytetin tonë,” shkroi Beci.

Vendimi për zhvendosjen vjen pas kërkesës zyrtare të KF Vllaznia, që paralajmëroi se çdo aktivitet jo-sportiv në stadiumin “Loro Boriçi” mund të sjellë pasoja për licencimin e tij nga UEFA, duke rrezikuar pjesëmarrjen e skuadrës në kupat e Europës.

“Më thanë do bëhet”/’ Shpërthen’ “Më thanë do bëhet”/’ Shpërthen’  

/Versus.al

Poll