MAGAZINË /

"Më theu zemrën", Rita Ora e shkatërruar pas ndarjes nga jeta të ish-ylli të 'One Direction'

Shkruar nga Versus
"Më theu zemrën", Rita Ora e shkatërruar pas ndarjes
Liam Payne dhe Rita Ora

Industria muzikore është mbuluar nga trishtimi pas lajmit për vdekjen e ish-anëtarit të grupit “One Direction”, Liam Payne, i cili u raportua se ra aksidentalisht nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires.

Prej ditës së djeshme industria muzikore është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-anëtarit të grupit “One Direction”, Liam Payne i cili dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires të Argjentinës.

Një prej kolegeve të tija më të afërta, ishte këngëtarja shqiptare Rita Ora e cila ka publikuar në rrjetin e saj social foto duke u përqafuar me Liamin duke e përshkruar atë si një kujtim të paharrueshëm.

“Jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të bukur, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqeu shumë të punoja me të – ishte thjesht një gëzim i madh të isha pranë tij në skenë dhe jashtë saj. Ky lajm tragjik më theu zemrën. Duke dërguar gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P,” shkroi Ora në postimin e saj.

Këngëtarja shqiptare dhe ish-ylli i One Direction, patën një bashkëpunim të suksesshëm mes tyre me këngën “For You”. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: