MAGAZINË /

“Më vdiq djali nga kokaina”, rrëfimi prekës i ish-trajnerit të Superligës shqiptare: "Jam gjysëm i vdekur..."

Andrea Agostinelli rrëfen dramën e jetës së tij: "Kur humba djalin, vdiqa edhe unë nga pak..."

Shkruar nga Versus

“Më vdiq djali nga kokaina”, rrëfimi prekës i

I njohur për pasionin dhe temperamentin e tij në stol, Andrea Agostinelli nuk është vetëm një trajner që ka lënë gjurmë në futbollin italian dhe shqiptar, por edhe një baba që ka përjetuar tragjedinë më të rëndë që mund të godasë një prind. Në një intervistë të ndjerë për mediat italiane, ish-trajneri i Partizanit, Skënderbeut dhe Flamurtarit rrëfen si kurrë më parë anën e errët të jetës së tij: humbjen e djalit Gianmarco në moshën 33-vjeçare.

“Një pjesë e zemrës më vdiq përgjithmonë”
"Kur përjeton një tragjedi të tillë, ti nuk je më i njëjti. Je gjysmë i vdekur. Dhimbja nuk ikën kurrë, mëson vetëm ta menaxhosh," – thotë 68-vjeçari, me zërin që i dridhet.

“Më vdiq djali nga kokaina”, rrëfimi prekës i

Gianmarco, djali i tij, u gjet i pajetë në një dhomë hoteli në Montecatini në vitin 2014, si pasojë e përdorimit të kokainës. "Fatkeqësisht, gjithçka që lexuat është e vërtetë. Ai e nisi përdorimin e drogës në vitin 2003, kur unë isha trajner i Napolit. Kur unë dhe bashkëshortja ime e morëm vesh, u shokuam – në shtëpinë tonë nuk kishte hyrë kurrë as një cigare."

Andrea e ndihmoi të birin të futej në një qendër rehabilitimi dhe më pas ta rifillonte jetën përmes futbollit. Gianmarco arriti të debutonte edhe në Serie C2, por, siç thotë trajneri, "Fatkeqësisht, nuk e kuptoi kurrë vlerën e jetës. Dhe shpesh e pyes veten: ‘Po sikur të mos e kisha lënë vetëm atë natë?’"

“Më vdiq djali nga kokaina”, rrëfimi prekës i

Një periudhë e paharruar në Shqipëri
Agostinelli nuk e harron as aventurën e tij në Shqipëri, ku ka drejtuar disa prej klubeve më të njohura në vend. "Pushimet e fundit i kalova në Sardenjë, pas eksperiencës me Flamurtarin, ku arritëm të riktheheshim në Superiore pas pesë vitesh. Kishim sulmin dhe mbrojtjen më të mirë, por u largova për shkak të disa ndryshimeve në pikëpamje me klubin."

Ai thekson se, pavarësisht dekadave në pankinë, ende ka të njëjtën uri si ditën e parë: "Kur dal në fushë, transformohem."

“Më vdiq djali nga kokaina”, rrëfimi prekës i

Përveç Shqipërisë, Agostinelli ka drejtuar edhe në Afrikë, në Kongo, me ekipin Gudja United. "Stërviteshim 50 kilometra larg Kinshasës, në mes të savanës. Kam një nuhatje të jashtëzakonshme për talentet – i shoh dhe e di menjëherë kush është 'bishë' në fushë."

Kujtimet nga Lacio dhe një skenë si në film
Si ish-mesfushor i Lacios, Andrea kujton me humor kohët e vështira, por të paharrueshme në kryeqytet. "Ishte çmenduri! Një herë, pashë trajnerin dhe magazinierin duke u zënë për fyti në stërvitje. Por të dielën ishim të gjithë një trup. Një tjetër herë, shokët në autobus nisën të mbushnin armët dhe të qëllonin në ajër. Isha i tmerruar. Doli se po bënin shaka me një avion të vogël që fluturonte sipër – ishte shoku ynë Gigi Martini, që përveçse futbollist ishte edhe pilot!"

“Më vdiq djali nga kokaina”, rrëfimi prekës i

Vlerësimet për trajnerët aktualë
I pyetur për trajnerët e rinj, Agostinelli veçon Gasperinin si një nga transformuesit më të mëdhenj në futbollin modern. "E ktheu Atalantën nga një klub provincial në një makineri loje."

Ndërsa shprehet i intriguar nga Fabregas, që po hedh hapat e parë si trajner, nuk harron të përmend edhe Thiago Mottën, duke theksuar se "për garanci, sot ta jep vetëm një emër: Antonio Conte. Ai është ndër më të mirët në botë. Kam pasur fatin të luaja me të te Leçe."

Poll