MAGAZINË /

''Më zgjodhi kur merrja 800 mijë lekë rrogë”, Turjan Hysko për bashkëshorten e tij: Orinda është qetësia ime, ka një fuqi shëruese!

Turjan Hysko së fundmi ka dhënë një intervisë në  “The Dalina Show”,  ku ka folur me sinqeritet për karrierën e tij dhe për marrëdhënine me partneren, Orinda Hutën. Gjatë bisedës Turjani shprehu dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë ndër këto vite nga bashkëshortja e tij

Shkruar nga Versus
''Më zgjodhi kur merrja 800 mijë lekë
Turjan Hysko dhe Orina Huta

Turjan Hysko së fundmi ka dhënë një intervisë në  “The Dalina Show”,  ku ka folur me sinqeritet për karrierën e tij dhe për marrëdhënine me partneren, Orinda Hutën.

Gjatë bisedës Turjani shprehu dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë ndër këto vite nga bashkëshortja e tij:

“Orinda është qetësia ime, është një grua, e cila ka një fuqi shëruese. Unë ndonjë bukurosh nuk jam, por Orinda ka qenë shumë e bukur, shumë e suksesshme. Mund ta kishte zgjedhur jetën shumë herë më të lehtë. Orinda më zgjodhi mua kur unë e kisha rrogën 800 mijë lekë. Ra në dashuri me mua dhe nuk u shkëput kurrë”.

Gjithashtu, ai u shpreh në shumë momente në jetë, Orinda ka qenë forca që e ka mbajtur të qëndrueshëm.

“Ndonjëherë madje, fëmija kam qenë unë dhe jo ajo. Në gjithë këtë rritje tonën, njerëzit mendojnë se jam unë ai që e mbaj gjithçka. Por sa herë që e pyes Orindën për një mendim, nuk kam ndjerë asnjëherë frustrimin që kjo grua po më zvogëlon, apo po më krijon ndonjë ngërç që të jem i detyruar të bëhem i ashpër ndaj saj.

Jo në çdo moment të stresit apo dridhjes sime, më ka thënë: ‘Turjan, ti nga një kasolle ta ngresh nga e para, prapë do ta kthesh në një shtëpi të madhe.’  Ajo është një shtyllë shumë e madhe për mua. Domethënë, është tamam fraza familje. Ajo është kisha ime,” u shpreh Turjani

Poll