MAGAZINË /

Mediat serbe vijojnë provokimet: Kujtojnë "Betejën e Kosovës" para ndeshjes në Tiranë: Futbollistët serbë si Millosh Obiliq

Blic.rs ka publikuar sot një shkrim ku jehonë i bën betejës së Kosovës në 1389 dhe fjalisë “Si të jemi nesër, ashtu do të mbetemi përjetë”.

Shkruar nga Versus

Mediat serbe vijojnë provokimet: Kujtojnë "Betejën e

Mediat serbe vijone të "karikojnë" tifozët e tyre me shkrime nacionaliste antishqiptare para përballjes Shqipëri-Serbi. Blic.rs ka publikuar sot një shkrim ku jehonë i bën betejës së Kosovës në 1389 dhe fjalisë “Si të jemi nesër, ashtu do të mbetemi përjetë”. Më poshtë shkrimi i plotë: 

SHKRIMI 

Serbia nis ciklin kualifikues tre muaj më vonë se Shqipëria. Në mars, ne e qetësuam Austrinë në ndeshjen e “play-out”-it për mbijetesë në Ligën A të Ligës së Kombeve, ndërsa skuadra e Silvinjos humbi siç pritej ndaj Anglisë dhe më pas mposhti Andorrën – gjë që do të thotë se një fitore (ose barazim) në Tiranë për ne do të kishte vlerën e artë.

Për disa duket herët, por kur sheh ekipet si Letonia e Andorra, dhe faktin që Anglia është superiore në grup, është e qartë që përplasjet mes Serbisë dhe Shqipërisë do të vendosin të paktën për vendin që çon në "play-off" për Kupën e Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Pikërisht për këtë arsye, ndeshja në Tiranë mund të përcaktojë rrugën drejt Botërorit – veçanërisht për Serbinë, e cila me një fitore do të mund të mendonte seriozisht për kalimin nga grupi K. Më saktë, ajo që do të ndodhë në fushën e “Air Albania” do të ndikojë jo vetëm në shanset tona për të udhëtuar drejt Amerikës, por edhe do të mbetet në kujtesë për dekada si një ndeshje ku “Shqiponjat” e Piksit dhanë provën e madhe në zemër të Shqipërisë.

Ndoshta motivimi më i madh për lojtarët tanë vjen nga skena e famshme e filmit “Beteja e Kosovës”, ku aktori i ndjerë, mjeshtri Žarko Laušević, në rolin e Millosh Obiliqit, thotë fjalinë e paharrueshme gjatë darkës së princit:

“Si të jemi nesër, ashtu do të mbetemi përjetë”, – tha ai me zë të lartë para të gjithëve. Dhe një ditë më pas, u pa qartë se kush çfarë bëri atë Vidovdan të vitit 1389, për të cilin flitet ende sot. Dhe jo vetëm që flitet...

Është e qartë që futbolli nuk është çështje jete a vdekjeje siç është lufta për mbijetesë në tokën tënde, por pikërisht në Shqipëri mund të vendoset fati i kësaj gjenerate futbollistësh të Serbisë.

Tre pikët do të ishin edhe më të ëmbla sepse do të na afronin dukshëm me kualifikimin mes 48 kombëtareve më të mira të botës, dhe kjo qysh në ndeshjen e parë – një sukses që do të ishte motivues për gjithë fazën kualifikuese...

Por siç thotë një shprehje: "Së pari kërcë, pastaj thuaj hop."

Dhe djemtë tanë kanë ardhur në Tiranë për një gjë të vetme – ashtu siç e thanë qartë selektori Stojković dhe golashënuesi më i mirë Aleksandar Mitrović.

Poll