MAGAZINË /

Merrni çadrat me vete, reshje shiu në të gjithë vendin! Sa pritet të jenë temperaturat

Parashikimi i motit, 29 korrik.

Shkruar nga Versus

Merrni çadrat me vete, reshje shiu në të gjithë vendin! Sa

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej orëve të mesnatës, fiilimisht në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e para të ditës. Pas orëve të mëngjesit reshjet do të vazhdojnë me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në veri, kryesisht në male.

Temperaturat maksimale pritet të shënohen në Elbasan dhe Berat me nga 30 gradë.

Era e lehtë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 10m/s. Versus.al

Poll