MAGAZINË /

Mesdita sjell reshje shiu në këto zona, si parashikohet të jetë moti sot

Parashikimi i motit, 27 janar.

Shkruar nga Versus

Mesdita sjell reshje shiu në këto zona, si parashikohet të

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në det do jetë i forcës 2-3 ballë. Versus.al

Poll