MAGAZINË /

Michael Schumacher do të bëhet gjysh për herë të parë!

Vajza e tij Gina, e cila u martua shtatorin e kaluar, është shtatzënë me fëmijën e saj të parë

Shkruar nga Versus
Michael Schumacher do të bëhet gjysh për herë të
Michael Schumacher

Kanë kaluar dhjetë vjet që nga aksidenti tronditës i Michael Schumacher dhe përveç misterit për situatën në të cilën ndodhet, ylli i Formula 1 është vazhdimisht në qendër të  mediave.

Shtatorin e kaluar pati raportime për daljen e tij të parë publike në dasmën e vajzës së tij Gina, por ata që e rrethonin u kujdesën t'i minimizonin ato.

Javët e fundit emri i tij është kthyer në titujt kryesorë për shkak të gjyqit të një ish-truprojeje të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët kërkonin të zhvasnin para nga familja Schumacher me anë të shantazhit (duke kërkuar disa miliona për të mos publikuar fotot e tij).

Por tani emri i tij është sërish në qendër por kësaj radhe në qendër të mediave rozë.

Katër muaj pas martesës së saj, Gina Schumacher është shtatzënë dhe Michael do të bëhet gjysh për herë të parë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gina Schumacher (@gina_schumacher)

Lajmi vjen pothuajse 10 vjet nga momenti fatal (29/12/2014) i aksidentit të tij. Ishte vajza e tij që publikoi lajmin në kanalet e saj të komunikimit. 

'Duke pritur me padurim ardhjen e vajzës sonë të vogël' shkruan në postimin e saj vajza e legjendës së Formula1 ku ka taguar dhe bashkëshortin e saj, Iain Bethke./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gina Schumacher (@gina_schumacher)

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: