Një deklaratë tronditëse e Liam Payne para se të vdiste është zbuluar nga media britanike Dailymail.
Sipas medias britanike një 28 vjeçare, konsulente nga Uashingtoni që qëndronte një të njejtin hotel me ish-këngëtarin e One Direction ka treguar momentetet e fundit të Liam Payne.
Në rrëfimin e saj 28 vjeçarja që ishte një nga njerëzit e fundit që foli me yllin e popit në hotelin Casa Sur në kryeqytetin argjentinas është shprehur se Payne i kishte thënë se "Kam qenë në një grup djemsh prandaj kjo është arsyeja pse jam shumë i ndryrë'
Ajo foli për sjelljen e e çuditshme dhe shqetësuese të Payne ndërsa përplaste laptopin e tij në dysheme.
28 vjeçarja tha se sjellja e tij e çuditshme dhe pasojat e tij të tmerrshme e kishin lënë atë 'të tronditur'.
Ajo është shprehur për Dailymail: “Një nga miqtë e mi do të merrte suitën e tij, kështu që stafi i hotelit ishte pak i shqetësuar sepse ai ende nuk kishte dalë në orën 16:30, por edhe për shkak të sjelljes së tij.
“Unë hyra në hotel dhe ai po priste pranë ashensorit dhe ishte aq e qartë sa donte që dikush ta njihte, kishte diçka pak të dëshpëruar tek ai.
“Isha me miqtë e mi dhe e dinim se kush ishte, por asnjëri prej nesh nuk shqetësohej.
"Kur erdhi ashensori, ai papritmas na tha pa: "Po, unë jam Liam!" më pas tha 'Në rregull, hajde hip në ashensor me mua, më pëlqen të përqafohem'.
“Kundërshtova dhe prita për tjetrën, por disa nga vajzat e tjera hynë me të dhe në gjysmë të rrugës, ai filloi të thoshte “Oh, ju jeni amerikanë, unë jetoj në ëest Palm Beach”.
28 vjeçarja tha se ajo u kthye në holl dhjetë minuta më vonë dhe pak më vonë, dhe pa Payne duke hapur laptopin e tij në një cep të hotelit
"Unë mendova se ai po e bënte këtë për vëmendjen sërish. Pastaj ai hapi emailet e tij dhe pa një që dukshëm e mërziti atë. Papritur ai mori kompjuterin, bërtiti 'f**k this s**t mate!' dhe filloi të përplaste kompjuterin në tokë.
Ish-anëtari i One Direction, Liam Payne, ndërroi jetë tragjikisht ditën e djeshme në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte në Buenos Aires./Versus.al







