
Shqipëria u mposht mbrëmjen e djeshme me rezultatin 0-1 nga Gjeorgjia në stadiumin “Air Albania” ku u luajt ndeshja e dytë e vlefshme për grupin B1 të Ligës së Kombeve.
Para ndeshjes, çdo gjë dukej e paqtë mes tifozëve shqiptarë dhe atyre të ardhur nga Gjeorgjia në numër të paktë. Mes tyre u shkëmbyen shtrëngime duarsh dhe foto e përqafime.
Por kjo situatë miqësore nuk ka zgjatur shumë, pasi menjëherë pasi përfundoi ndeshja ka pasur trafiza mes tyre në shkallët e stadiumit.
Tifozët shqiptarë u përplasën me atë të ardhur nga Gjeorgjia dhe u hodhën gota plastike nga të dyja palët. U desh ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën që mund të ishte agravuar. Versus.al








