MAGAZINË /

Mira Murati plotëson dëshirën e nënës së saj, i jep fund beqarisë, detaje nga martesa e saj ‘sekrete’

Shkruar nga Versus
Mira Murati plotëson dëshirën e nënës së saj,  i
Mira Murati

Mira Murati, shqiptarja që i solli botës inteligjencën artificiale ChatGPT, do të kurorëzojë dashurinë në një ceremoni private në bukurinë e Toskana-s italiane.

Më pak se një vit pasi nëna e saj pyeti vetë ChatGPT kur do të gjente një burrë për të bijën, duket se fati dhe teknologjia u bashkuan për t’i dhënë përgjigjen e pritur.

Dasma do të mbahet me masa të larta sigurie, duke mbajtur çdo detaj larg syrit të publikut. Të gjithë të ftuarit kanë firmosur kontrata privatësie që ndalojnë publikimin e fotove apo videove nga ceremonia në rrjete sociale apo media.

Megjithatë, është zbuluar se festa do të përfshijë rite dhe tradita shqiptare, duke i dhënë ngjyrë dhe krenari ngjarjes. Mira do të veshë kostumin tradicional të nuseve të Jugut, me jelekun karakteristik të Vlorës, duke nderuar kështu origjinën dhe kulturën e saj. Këngët dhe vallet popullore shqiptare do të jenë pjesë integrale e ceremonisë.

Poll