MAGAZINË /

Misteri / 14 orë e zhdukur, ku është Alba Pollozhani e BBVK? - VIDEO

E fundit herë që Alba u pa ishte në pjesën e parë të “Prime-it”, ku situata doli jashtë kontrollit. Banorja shpërtheu në reagime të forta, duke akuzuar publikisht produksionin se po e “nxirrnin keq” para publikut, duke lënë të nënkuptohet se imazhi i saj po dëmtohej në mënyrë të padrejtë.

Shkruar nga Versus

Misteri / 14 orë e zhdukur, ku është Alba Pollozhani e BBVK? -

Një mister i pazakontë ka përfshirë shtëpinë e BBVK-së, pasi kanë kaluar 14 orë që nga momenti kur Alba Pollozhani hyri në dhomën e rrëfimit gjatë spektaklit të mbrëmshëm… dhe që prej asaj çast, asnjë gjurmë prej saj.

E fundit herë që Alba u pa ishte në pjesën e parë të “Prime-it”, ku situata doli jashtë kontrollit. Banorja shpërtheu në reagime të forta, duke akuzuar publikisht produksionin se po e “nxirrnin keq” para publikut, duke lënë të nënkuptohet se imazhi i saj po dëmtohej në mënyrë të padrejtë.

Gjatë spektaklit, produksioni njoftoi se psikologia e formatit po merrej me të për ta qetësuar, por surpriza e vërtetë erdhi sot: Alba nuk është parë askund në shtëpi, as gjatë mesditës. As në kuzhinë, as në oborr, as në dhomën e gjumit. Asnjë shenjë.

Misteri / 14 orë e zhdukur, ku është Alba Pollozhani e BBVK? -

Banorët alarmohen – biseda që ndezi dyshimet
Mungesa e pazakontë nuk ka kaluar pa u vënë re. Pak minuta më parë, në dhomën e grimit, Elijona – e cila shpesh ka qenë në shënjestër të sjelljeve bullizuese të Albës – u shpreh e habitur:

Elijona: “Allahile a thu ku është? Kanë me e kthy besoj.”

Por përgjigjja e Sasës ishte e prerë dhe la shumë pak vend për iluzione:

Sasa: “Kon moj me e kthy, jo moj çfarë. Çfarë të kthymi, a je normal?”

Ndërsa Elijona ende duket se nuk e beson që gjithçka mund të ketë marrë fund kaq papritur, publiku i jashtëm ka nisur të ngrejë pikëpyetje të mëdha:
A është Alba ende në lojë? A është larguar? Apo produksioni po përgatit një njoftim të jashtëzakonshëm? Për momentin, atmosfera në shtëpi mbetet e tensionuar dhe e mjegullt, ndërsa fansat presin me ankth një sqarim zyrtar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Poll