
Këngëtarja e dashur e publikut, Luar Arani, po përjeton një nga kapitujt më të bukur të jetës së saj, ardhjen në jetë të fëmijës së parë. Pas lajmit të ëmbël të shtatzënisë, Luar ka ndarë me ndjekësit edhe surprizën e radhës: ajo dhe bashkëshorti i saj, Etjeni, janë në pritje të një bebi!
“Një ditë që unë gjithmonë do ta kujtoj”, shkroi artistja në Instagram, teksa publikoi videon magjike të zbulimit të gjinisë. Në sfond mbizotëronte eleganca e bardhë dhe një atmosferë ëndërrimtare, e cila e ktheu ceremoninë në një moment të paharrueshëm.

Lajmi i shtatzënisë erdhi vetëm pak muaj pas dasmës së tyre përrallore, ku çifti u betua për dashurinë e tyre në një ceremoni që mori vëmendjen e të gjithëve. Me humor dhe emocion, Luar e dha atëherë lajmin me një frazë të shkurtër por domethënëse: “Pasagjer i ri në bord.”
Edhe zbulimi i gjinisë nuk mbeti pas. Të dy të rinjtë organizuan një piknik romantik në natyrë, ku çdo detaj ishte i kuruar me dashuri. Dhe aty, mes buzëqeshjeve dhe duartrokitjeve, u konfirmua se çifti së shpejti do të bëhet me një vajzë të vogël.
View this post on Instagram
