
Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje–Rrogozhinë, ku dy automjete u përplasën me forcë, ndërsa njëri prej tyre shpërtheu në flakë menjëherë pas goditjes.
Sipas informacioneve paraprake, një Ford ka goditur nga pas një BMW X5, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në mjetin e parë. Si pasojë e përplasjes, Ford-i është përfshirë nga zjarri në pak sekonda.
Forcat zjarrfikëse të Lushnjës kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë arritur të vënë situatën nën kontroll, duke shuar flakët brenda disa minutash.
Fatmirësisht, asnjë person nuk ka mbetur i lënduar. Të gjithë personat që ndodheshin në automjete kanë dalë në kohë, duke shmangur pasojat e rënda.
Sipas zjarrfikësve, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në bateri pas goditjes së fortë, ndërsa më pas çarja e tubave të gazit ka nxitur përhapjen e menjëhershme të flakëve./ VERSUS
