
Elbasan- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Librazhd ku një 36 vjeçar i identifikuar si Ismail Kllogjri është arrestuar për grabitjen e banesës së prindërve të nuses së tij.
36 vjeçari i dha çiftit të të moshuarve valium në dozë të lartë me qëllim që më pas të mund të grabiste banesën e tyre. të dy të moshuarit kanë pësuar probleme shëndetësore dhe janë transportuar për në QSUT ku po marrin trajtimin e nevojshëm.
Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga dhëndrin e tyre të cilit i është sekuestruar shuma e parave që kishte grabitur dhe një celular. Fatmirësisht çifti i të moshuarve janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Versus.al
