MAGAZINË /

Mjegull dhe vranësira në disa zona të vendit, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 18 dhjetor.

Shkruar nga Versus

Mjegull dhe vranësira në disa zona të vendit, si parashikohet

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes përgjatë zonave luginore.

Temperaturat minimale do shënohen në Peshkopi me -2 gradë celcius dhe në Bajram Curri me -1 gradë celcius. Ndërsa më të lartat deri në 19 gradë celcius do shënohen në zonën e Shqipërisë së mesme dhe në jug të vendit. 

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 6 m/sek.
Valëzimi në det do jetë i forcës 0-1 ballë. Versus.al

Poll