MAGAZINË /

Momente frike në ndeshjen Fiorentina-Inter, futbollisti i ri humb ndjenjat, dërgohet me urgjencë në spital

Shkruar nga Versus

Momente frike në ndeshjen Fiorentina-Inter, futbollisti i ri humb ndjenjat,

Ndeshja e Serie A Fiorentina-Inter është ndërprerë në pjesën e parë pasi futbollisti 22-vjeçar i vendasve Edoardo Bove ra pa ndjenja në fushën e lojës.

Ai ishte ulur për të lidhur këpucët, ndërsa menjëherë sapo ka tentuar të ngrihet ka humbur ndjenjat.

Mjekët e të dyja skuadrave janë futur me shpejtësi në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas ai është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Gjendja shëndetësore e futbollistit 22-vjeçar ende nuk dihet, ndërsa ndeshja është ndërprerë në pritje të njoftimeve nga spitali.

Momente frike në ndeshjen Fiorentina-Inter, futbollisti i ri humb ndjenjat,

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: