MAGAZINË /

Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu gjatë mesditës, sa pritet të jenë temperaturat për sot

Parashikimi i motit, 30 korrik.

Shkruar nga Versus

Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu gjatë mesditës, sa pritet

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore. Reshje shiu te herëpasherëshme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri-verilindje. Në orët e mesditës parashikohen reshje lokale shiu edhe përgjatë ultësirës perëndimore.

Temperaturat më të larta, deri në 33 gradë celcius do shënohen në Elbasan, Fier dhe Berat.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 17 m/s. Deti pritet të ketë valëzimi 1-2 ballë. Versus.al

Poll