MAGAZINË /

Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta në këto qarqe, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 20 maj.

Shkruar nga Versus

Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta në këto

Dita e martë parashikohet të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm. Në relievet e larta malore e kodrinore të vendit, parashikohen kthjellime dhe alternime vranësirash.

Temperaturat më të ulëta do të shënohen në Korçë e Peshkopi me 7 dhe 8 gradë celcius, ndërsa ato  më të lartat, në Elbasan dhe Vlorë me nga 27 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9m/s. Valëzimi në det do të jetë deri në 2 ballë. Versus.al

Poll