Shqipëria ka mbetur pa medalje në Lojërat Olimpike të Parisit 2024. Mundësi Zelimkhan Abakarov arriti të triumfonte përballë sportistit nga Guinea Bissau, Iuna Fafe Diamantino duke kaluar në çerekfinale.
Por humbi përballë mundësit indian Aman Aman, duke mos arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike. Mundësi rus i natyralizuar si shqiptar u mposht me rezultatin 12-0.
Shih videon / Versus.al








