MAGAZINË /

Mundi 2 herë kancerin, sipërmarrësja shqiptare prek me rrëfimin: Jetova si ditën e fundit…

Në vitin 2007 kur ishte 27 vjeçe, u diagnostikua me kancer gjiri. 13 vite më vonë, kanceri u përsërit në tiroide. Sipërmarrësja kujton momentet sfiduese shëndetësore ku nuk e humbi asnjëherë optimizmin.

Shkruar nga Versus

Mundi 2 herë kancerin, sipërmarrësja shqiptare prek me

 

Elsa Muça është një sipërmarrëse shqiptare në SHBA që ia ka dalë të realizojë ëndrrat e saj përtej oqeanit. Në vitin 1996, përmes lotarisë amerikane ajo la Tepelenën duke nisur një jetë të re bashkë me familjen. Në programin “Rudina” në Tv Klan, Elsa tregon rrugëtimin e saj në mjekësi përmes së cilës arriti t’i krijonte mundësi vetes për të blerë një kompani farmaceutike në Florida.

Sfidat e saj në karrierë s’kanë  qenë të lehta, por paralelisht edhe jeta personale e ka vendosur përpara vështirësive. Pas divorcit me ish-bashkëshortin me të cilin ka dy djem, u përball dy herë me kancerin. Në vitin 2007 kur ishte 27 vjeçe, u diagnostikua me kancer gjiri. 13 vite më vonë, kanceri u përsërit në tiroide. Sipërmarrësja kujton momentet sfiduese shëndetësore ku nuk e humbi asnjëherë optimizmin.

Elsa Muça: 2007-ta…  as nuk i mbaj mend ndjenjat e para por thashë, nuk e di, kjo do të më tërheqë mbrapsht apo do të më japë një fuqi që të eci përpara.

As nuk e kisha idenë çfarë injeksionesh merrja, kimioterapi ose rrezatim. Doja vetëm që dita tjetër të ekzistonte për mua. Në 2020-ën kur ka  ardhur diagnostikimi, isha e përgatitur të them të drejtën, as nuk u mërzita fare. Isha e përgatitur moralisht. Moralisht ishte një sfidë, diçka që Zoti bën mrekullira por isha në një pozitë që  financiarisht kisha mundësi më të mëdha, të shkoja të trajtohesha kudo në botë, gjithashtu unë  prodhoja vetë medikamente të ndryshme.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: