MAGAZINË /

Ndarja nga jeta e Giorgio Armanit, Valentino: Një mik, kurrë një rival

“Gjithmonë besnik ndaj stilit të tij – ka shkruar stilisti Garavani në mesazhin e tij në rrjetet sociale –, përulem para talentit të tij të jashtëzakonshëm.”

Shkruar nga Versus
Ndarja nga jeta e Giorgio Armanit, Valentino: Një mik, kurrë një
Giorgio Armani dhe Valentino Garavani

Perandori i modës italiane Valentino Garavani i ka dhënë lamtumirën e fundit mikut të tij siç ai e quan, Giorgio Armanit i cili u nda nga jeta dje, 4 shtator, në moshën 91 vjeçare.

 "Mbaj zi për dikë që e kam konsideruar gjithmonë mik, kurrë rival." shkroi Valentino në rrjete sociale postim të cilin e shoqëroi me një foto të tij me Giorgio Armanin duke shtuar:

Nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të përulem para talentit të tij të jashtëzakonshëm. Për ndryshimet që ai i solli modës dhe, mbi të gjitha, për besnikërinë e tij të pabesueshme ndaj një stili: atij të vetit./Versus.al

 

Poll