MAGAZINË /

Ndeshja me Letoninë, Rey Manaj rikthehet si kapiten, por ja kush do ti ekzekutojë penalltitë

Pas penalltisë së humbur ndaj Serbisë, sulmuesi nuk do të jetë më ekzekutuesi i 11-metërshave — kjo përgjegjësi tashmë i është besuar Kristjan Asllanit.

Shkruar nga Versus
Ndeshja me Letoninë, Rey Manaj rikthehet si kapiten, por ja kush do ti
Ekipi kombetare ne ndeshjen me Letonine

Rey Manaj rikthehet si titullar me Kombëtaren dhe do të mbajë edhe shiritin e kapitenit në sfidën ndaj Letonisë.

Pas penalltisë së humbur ndaj Serbisë, sulmuesi nuk do të jetë më ekzekutuesi i 11-metërshave — kjo përgjegjësi tashmë i është besuar Kristjan Asllanit.

Zëvendëstrajneri Ervin Bulku, në një deklaratë për ‘Klan’, dha sqarime për formacionin dhe zgjedhjet taktike të stafit:

“E dimë që Gjimshiti mungon për shkak të kartonëve, ndërsa Ajeti nuk është i gatshëm. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm për ne, dhe kushdo që futet në fushë, luan një rol të veçantë. Sa i përket Balliut, është një zgjedhje thjesht teknike nga trajneri. Është e vërtetë që Hysaj zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Serbisë, por kjo nuk do të thotë se ka një vend të garantuar.”

Bulku mbron Manajn për episodin e penalltisë:

“Edhe lojtarë më të mëdhenj se Manaj kanë humbur penallti. Kjo nuk do të thotë se ai duhet të largohet nga formacioni. Kapiteni zgjidhet në varësi të ndeshjes. Nëse do të kemi një penallti, ajo do të ekzekutohet nga Asllani.”

Sipas tij, zgjedhjet për formacionin e ndeshjes ndaj Letonisë janë bërë duke u bazuar te ajo që është parë në stërvitje dhe performanca e mirë në përballjen me Serbinë:

“Çdokush mund të ishte pjesë e formacionit, por u vendos t’i besohet sërish të njëjtit repart sulmues. Vendimet tona janë të lidhura me atë që shohim çdo ditë në stërvitje.”

Poll