Ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 3”, Sara Gjordeni dhe Bardhi, janë martuar sërish, këtë herë duke respektuar traditat fetare të këngëtarit dhe familjes së tij.
Sara e ndau këtë moment me ndjekësit e saj në Instagram, ku publikoi një foto të veshur me një shami të bardhë. Në postim, ajo sqaroi se nuk është konvertuar në fenë islame, por thjesht ka ndjekur zakonet e Bardhit për këtë ceremoni të veçantë.
“Jo, nuk jam mbuluar as konvertuar! Thjesht sot u martova sipas zakoneve të tij me dashurinë e zemrës sime prej grifshe,” shkroi ajo.
Çifti i njohur, të cilët kurorëzuan martesën e tyre më 11 nëntor 2024, janë gjithashtu prindër të një vajze të quajtur Nea./Versus.al/
View this post on Instagram








