Ish-banorja e Big Brother VIP3 dhe vëllai i moderatorit Meriton Mjekiqi, Rinori janë përfolur prej disa ditësh për një romancë mes tyre. Së fundmi u aludua se ata po kalojnë pushimet bashkë por mbrëmjen e djeshme, vetë ish-banorja e vulosi njëherë e mirë këtë temë.
Në një postim në rrjetin social “Instagram”, ajo shkruan se ndodhet me pushime në Sardenja me familjen e saj dhe çdo detaj e ka ndarë me ndjekësit nëpërmjet postimeve të shpeshta, kështu që nuk ka vend për dyshime nëse ndodhet me pushime diku tjetër.
“Më ndodh gjithmonë që lexoj gjëra për veten që as unë nuk i di… Di që jam në Sardenja me pushime me familjen time dhe e vërtetuar nga ‘story’ që postoj gjithmonë me mbesën time. Patjetër Rinorin e njoh po asgjë më shumë, ju lutem ndaloni me informacione false, më keni lodhur…”- shkruan Rikja. Versus.al









