MAGAZINË /

“Nëse ky është futbolli i ri, nuk më pëlqen”, Mourinho akuza VAR-it pasi barazoi në ndeshjen e parë me Benficën

Shkruar nga Versus

“Nëse ky është futbolli i ri, nuk më

Benfica luajti baras 1-1 kundër Rio Ave në ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Portugalisë dhe trajneri Jose Mourinho ishte shumë kritik pas ndeshjes. Ai shpjegoi se nuk i pëlqeu vendimi i VAR në minutën e 60-të, kur goli i Antonio Silva, u anulua për shkelje të një kundërshtari.

Benfica kaloi në epërsi në minutën e 86-të me golin e Heorhiy Sudakov, por në minutën e 91-të, Andre Luiz e tronditi ekipin vendas duke barazuar 1-1 dhe duke i mohuar Mourinhos fitoren në ndeshjen e tij të parë në shtëpi që kur mori drejtimin e klubit të Lisbonës.

Megjithatë, një gol i anuluar në minutën e 60-të ka bërë që trajneri karizmatik portugez të shpërthej me kritika ndaj gjyqtarëve, saqë deklaroi që ky lloj futbolli nuk i pëlqen.

“Pjesa e parë ishte e dobët. Pjesa e dytë ishte e mirë, brenda limiteve tona. Ishim dominues, agresivë, patëm raste, luanim vazhdimisht në gjysmën e kundërshtarit dhe në një mënyrë agresive. Dy lojtarët që hynë në fushë i dhanë lojës një ton tjetër”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Shënojmë një gol që, nëse ky është futbolli i ri ku një gol anulohet sepse një gisht shkeli mbi një tjetër gisht... Nuk më pëlqen ai futboll, por nëse është rregulli i ri, duhet ta pranojmë”.

“Pas kaq shumë përpjekjesh dhe krijimesh, shënojmë një gol. Pastaj vjen momenti kur nuk mund të pranohet ai gol. Është tepër e padrejtë, por ky është rezultati i ndeshjes”.

“Nuk më pëlqen kur burri te monitori [asistenti i VAR-it Pedro Ferreira] bëhet personazhi kryesor. Nëse një gol anulohet për shkak të një shkelje gishti... Ai [gjyqtari kryesor i ndeshjes] nuk ka karakter”, përfundoi trajneri portugez. Versus.al

Poll