MAGAZINË /

Nga 300 deri në 1 000 euro bileta për Shqipëri–Serbi, arrestohen tre persona për shitje të paligjshme (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shitje të jashtëligjshme të biletave për ndeshjen Shqipëri–Serbi.

Shkruar nga Versus

Nga 300 deri në 1 000 euro bileta për Shqipëri–Serbi,

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shitje të jashtëligjshme të biletave për ndeshjen Shqipëri–Serbi, e cila do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor.

Sipas burimeve, identifikimi i tyre është bërë përmes rrjeteve sociale, ku reklamonin hapur biletat me çmime që varionin nga 300 deri në 1 000 euro. Gjatë kontrollit, të arrestuarve u janë gjetur bileta të shumta me vete.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar tre shtetas: Ledion Metallari 34 vjeç, Arbi Topi 23 vjeç dhe Ilir Lokaj 24 vjeç. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë E. Sh. 25 vjeç dhe një i mitur 16-vjeçar.

Ndeshja me Serbinë do të zhvillohet ditën e shtunë mbrëma  te Arena Kombëtare.

Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për vijimin e hetimeve.

Poll