MAGAZINË /

Nga gjoba e “majme” deri në 5 vite burg, çfarë rrezikojnë shqiptarët nëse kryejnë shkelje në ndeshjen me Serbinë

Shkruar nga Versus

Nga gjoba e “majme” deri në 5 vite burg, çfarë

Ditë më parë, policia ka publikuar një plan masash të ndërmarra për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë që luhet sot në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Bashkangjitur me ato masa, pati edhe disa paralajmërime për të gjithë ata tifozë shqiptarë apo të huaj të cilët tentojnë të kryejnë veprime të ndryshme para, gjatë ose pas ndeshjes. Duke nisur nga gjoba prej 100 mijë lekësh, policia paralajmëron për dënim deri në 5 vite burg pë rata që mund të tentojnë goditjen e ndonjërit prej anëtarit të stafit të ekipit serb.

“Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, në orën 18:00, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium”-thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

Poll