
Fituesja e Big Brother VIP 3, Egla Ceno ka qenë e ftuar në Top Arena ku ka folur mbi shumë detaje pas përfundimit të eksperiencës së saj.
Ajo zbuloi se me cilët prej banorëve ka komunikuar pas daljes nga Big Brother VIP3 si dhe pati edhe disa fjalë për Julin, i cili u rendit i dyti pas saj në finalen e madhe.
Pjesë nga intervista:
Kush të zgjon në mëngjes?
Egla: Më kape të papërgatitur…. sahati, impenjimet, ose askush nëse skam angazhime
Cilit prej banorëve i ke numrin?
Egla: Jam dëgjuar me Françeskën, Lidin, Vini, Gazin…
Nëse do merrje Jul Dedën, çfarë do i thoje?
Egla: Si pse s’je bërë i gjallë? Se unë pata një incident dhe të gjithë e morën vesh, incident vërtetë serioz, dhe sinqerisht telefoni im ka qenë hapur…
A shkumohesh më në vaskë?
Egla: Në vaskë jo se nuk kam, akoma se kam marrë vaskën, por shkumohem me qetësi në një banjë që nuk hyn e del askush
Kush e fitoi Big Brother Vip se po flitet shumë?
Egla: Unë nuk kam dyshime se kush e fitoi. Ka vend për të gjithë në këtë botë. Kush ndihet fitues le të ndihet. Nuk më prek mua
Keni komunikuar me Heidin?
Egla: Me Heidin nuk jam dëgjuar
Të kanë kërkuar lekë borxh?
Egla: Po më kanë kërkuar, dhe u kam thënë le të vendosemi në radhë, e para unë se dua t’i marr ca lëkë borxh vetes, por kismet, se në shqiptarët kemi shumë vrima për të mbyllur








