MAGAZINË /

Nga siguria te investimi: ALBSIG organizon pritje për gazetarët në mjediset modern në Downtown One

Gjatë konferencës për shtyp, drejtuesit e ALBSIG, ALBSIG Jetë dhe Albsig Invest prezantuan vizionin e kompanisë për inovacion, qëndrueshmëri dhe zhvillim afatgjatë në tregun shqiptar të sigurimeve dhe financave, pasuar nga një tur ekskluziv i hapësirave moderne të punës.

Shkruar nga Versus

Nga siguria te investimi: ALBSIG organizon pritje për gazetarët

ALBSIG, pjesë e Grupit Kastrati, organizoi një takim me përfaqësues të mediave në ambientet e reja të kompanisë në ndërtesën ikonike Downtown One, duke shënuar një hap të rëndësishëm për grupin.

Gjatë konferencës për shtyp, drejtuesit e ALBSIG, ALBSIG Jetë dhe Albsig Invest prezantuan vizionin e kompanisë për inovacion, qëndrueshmëri dhe zhvillim afatgjatë në tregun shqiptar të sigurimeve dhe financave, pasuar nga një tur ekskluziv i hapësirave moderne të punës.

Plarent Hamzaj, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALBSIG, theksoi rëndësinë e besimit dhe korrektësisë si shtylla kryesore të kompanisë dhe rolin e saj si partner afatgjatë për klientët dhe institucionet financiare.

Ai nënvizoi se Albsig ka investuar vazhdimisht në teknologji dhe përmirësimin e shërbimeve, duke mbajtur një standard të lartë transparence dhe profesionalizmi, që e ka bërë kompaninë një emër të respektuar në treg prej më shumë se dy dekadash.

Dritan Kastrati, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALBSIG, theksoi suksesin e kompanisë në trajtimin e dëmeve, duke përmendur më shumë se 150 mijë klientë të dëmshpërblyer dhe numrin më të ulët të dëmeve pezull dhe proceseve gjyqësore në treg. Ai theksoi se kjo dëshmon për efikasitetin dhe përgjegjshmërinë e kompanisë ndaj klientëve.

Ervin Spahiu, Drejtor i Përgjithshëm i ALBSIG Jetë, foli për pozicionin lider të kompanisë në tregun e sigurimeve të jetës, duke theksuar se besimi i qytetarëve dhe partneritete të forta me institucionet financiare janë baza e këtij suksesi.

Ndërsa Elton Korbi, Drejtor i Përgjithshëm i Albsig Invest, prezantoi performancën e fondeve private të pensioneve, duke nxjerrë në pah kthimet e qëndrueshme deri në 5.5% dhe kostot e ulëta të administrimit, si dhe rëndësinë e edukimit financiar të publikut.

Takimi u mbyll me një vizitë në ambientet moderne të Downtown One, ku gazetarët panë nga afër hapësirat e punës, sallat e trajnimit dhe qendrat e komunikimit me klientët.

Nga siguria te investimi: ALBSIG organizon pritje për gazetarët

Nga siguria te investimi: ALBSIG organizon pritje për gazetarët

Tags:

albsig

Poll