MAGAZINË /

Kosova ndjek hapat e Shqipërisë, mposht Suedinë dhe "fluturon" drejt Botërorit 2026

Shkruar nga Versus

Kosova ndjek hapat e Shqipërisë, mposht Suedinë dhe

Pas kombëtares së Shqipërisë e cila fitoi ndeshjen përballë Serbisë në Leskovac duke iu afruar fazës play off të Botërorit 2026, mbrëmjen edjeshme edhe Kosova bëri mrekullinë e radhës duke mposhtur sërish Suedinë, por këtë herë në shtëpinë e tyre me rezultatin 0-1.

Të besuarit e trajnerit Franko Foda shkëlqyen edhe njëherë përballë Suedisë së yjeve si Isak dhe Gyokeres, duke i mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotme në Goteborg.

Para mbi 30 mijë tifozëve vendas, Kosova doli fituese me golin e Fisnik Asllanit, të shënuar në minutën e 32’ të sfidës.

Kjo fitore e ngjit Kosovën në vendin e dytë në grupin B kualifikues ku kryeson Zvicra e cila u ndal me një barazim pa gola mbrëmjen e djeshme përballë Sllovenisë.

Helvetët kanë grumbulluar 10 pikë në 4 ndeshje, Kosova e vendit të dytë ka 7 pikë, 4 më shumë se Sllovenia e vendit të tretë. Tabelën e mbyll Suedia, e cila ka zhgënjyer tifozët e saj, duke marrë vetëm 1 pikë në këtë fushatë eliminatoresh. Versus.al

Poll