AKTUALITET /

Mbështetësit e Veliajt para GJKKO, Dumani: Shfaqje e shëmtuar, mezi kalova mes turmës! Kisha emergjencë familjare

Shkruar nga Versus

Mbështetësit e Veliajt para GJKKO, Dumani: Shfaqje e shëmtuar,

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur sërish për ngjarjen e ndodhur më 12 shkurt të 2025-ës ku para godinës së Prokurorisë e Gjykatës së Posaçme u mblodhën qindra punonjës të bashkisë e simpatizantë të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj.

Dumani tha se institucionet përgjegjëse nuk kishin marrë masa për ruajtjen e rendit në SPAK dhe se i ishte dashur të kalonte me shumë vështirësi përmes turmës së protestuesve pasi kishte një emergjencë familjare.

“Rrethimi i prokurorisë dhe gjykatës së posaçme ishte një shfaqje e shëmtuar, e përjetuar nga prokurorët e posaçëm, nga administrata dhe gjyqtarët e GJKKO, një ngjarje që nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Ne sinjalizuam institucionet përgjegjëse të cilët nuk kishin marrë masa për mbrojtjen dhe ruajtjen e rendit në SPAK. Pas mbarimit të gjykimit, doja të ikja në shtëpi dhe ishte orë e vonë, nuk e di 21:30-22:00. Me vështirësi kemi kaluar përmes turmës së njerëzve, kisha dhe një emergjencë familjare, sepse mund të prisja dhe 1 orë që të shkoja pak më vonë në Shqipëri, por kisha një emergjencë familjare, isha i detyruar të bëjë atë lëvizje në atë moment, edhe një moment shumë i vështirë, jo për mua, por kryesisht për trupën e shoqëruesve që më mbrojnë, por me shumë profesionalizëm u përpoqën të evitojnë çdo incident. Ishte një moment shumë i vështirë që nuk duhet të përsëritet asnjëherë”, tha Altin Dumani. Versus.al

Poll