MAGAZINË /

Ngjarje e rëndë në TKOB, soprano Eva Golemi rrëzohet në skenë pasi tenori italian harroi ta priste

Shkruar nga Versus
Ngjarje e rëndë në TKOB, soprano Eva Golemi rrëzohet në
Eva Golemi

Një ngjarje e papritur dhe e frikshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Teatrin e Operas dhe Baletit, gjatë premierës së operas së famshme “Traviata”. Për fat të mirë, gjithçka përfundoi pa pasoja serioze në jetë njerëzish, megjithatë momenti krijoi panik te publiku i pranishëm.

Opera, e cila kishte si protagoniste sopranon shqiptare Eva Golemi dhe tenorin italian Alfredo, nisi në mënyrë madhështore. Interpretimi brilant i artistëve magjepsi sallën dhe ngjalli entuziazëm të jashtëzakonshëm, deri në momentin kur ndodhi incidenti.

Gjithçka ndodhi gjatë skenës dramatike kur personazhi i Violetës mbyll jetën në krahët e të dashurit të saj Alfredo.

Në atë moment delikat, tenori italian, i zhytur krejtësisht në emocionet e rolit, humbi koordinimin dhe harroi të mbante kolegen e tij në skenë.

Pasojë e këtij çasti ishte një rrëzim i papritur dhe i dhunshëm, që i trembi si publikun ashtu edhe trupën artistike.

Të pranishmit tregojnë se rënia e tenores ishte aq e fortë, saqë stafi u detyrua të thërrasë menjëherë ambulancën. 

Për disa minuta situata u bë e tensionuar dhe publiku u frikësua se mund të kishte pasoja serioze. Fatmirësisht, pas kontrolleve mjekësore rezultoi se artistja nuk pësoi dëmtime të rënda dhe gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

 

Tags:

eva golemi

Poll