Dita e martë parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm. I gjithë vendi do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta me mëngjes të freskët dhe rritje temperaturash gjatë ditës.
Temperaturat më të larta, pritet të shënohen në Berat dhe Elbasan me nga 27 dhe 26 gradë celcius, ndërsa minimalet pritet të jenë në Kukës e Bajram Curri me 20 gradë.
Era me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-12 m/s. Versus.al








