MAGAZINË /

Një gjest paqeje në zemër të Tiranës: Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë transmetimit live

Ky gjest i papritur, por i sinqertë, u prit me buzëqeshje nga Boskovic, i cili reagoi me sportivitet dhe humor, duke treguar se sporti ka fuqinë të bashkojë njerëzit përtej historive të vështira.

Shkruar nga Versus

Një gjest paqeje në zemër të Tiranës: Tifozi shqiptar

Mbrëmja e djeshme shënoi një nga përballjet më të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës, përballë Serbisë.

Në një ndeshje që tërhoqi vëmendjen e rajonit për shkak të ndjeshmërisë së veçantë mes dy vendeve, kuqezinjtë dhanë maksimumin në fushë dhe zhvilluan një ndeshje të bukur, por nuk shkuan më tej se një barazim 0-0.

Tirana u kthye në qendër të vëmendjes së mediave ballkanike, me shumë prej tyre që kishin sjellë ekipet e tyre për të ndjekur ngjarjen nga afër.

Përkundër tensioneve të mundshme, atmosfera në stadium dhe jashtë tij mbeti e qetë dhe festive, duke dëshmuar maturi dhe mikpritje.

Një moment i veçantë dhe simbolik ndodhi jashtë stadiumit, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të televizionit Al Jazeera për Ballkanin.

Gazetari serb, Milan Boskovic, ishte duke raportuar kur një tifoz shqiptar iu afrua dhe e puthi në faqe.

Ky gjest i papritur, por i sinqertë, u prit me buzëqeshje nga Boskovic, i cili reagoi me sportivitet dhe humor, duke treguar se sporti ka fuqinë të bashkojë njerëzit përtej historive të vështira.

(Momenti në fundit të videos)

 

 

 

Poll